E premte, 30 Gusht, 2024

Rama publikon fotot nga takimi me Giorgia Meloni në Itali: Mikpritje vëllazërore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e ditës së sotme në një postim në Facebook pamjet nga takimi i zhvilluar me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.

Rama është pritur në një ceremoni zyrtare në Palazzo Chigi, ku u zhvillua një takim i përbashkët mes delegacioneve nga të dy vendet. Kreu i qeverisë Rama ka theksuar bashkëpunimin dhe miqësinë vëllazërore mes dy vendeve.

Postimi i Ramës: 

“MIRËMËNGJES
dhe me fotoalbumin e një vizite me plane e projekte konkrete, në atmosferën e një mikpritjeje vëllazërore e të një vullneti mbresëlënës të palës italiane, për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik, si edhe të interesave të përbashkëta ekonomike, duke çliruar shumë më tepër nga potenciali i madh që ka bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ju uroj një ditë të mbarë”.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit