E mërkurë, 8 Maj, 2024

Horoskopi/ Nëse jeni ende beqarë, kjo ndodh sepse e keni humbur pak besimin tek njerëzit e tjerë

Dashi – Të premten në dashuri do të ishte më mirë të mos kapeni nga ankthi dhe t’i bëni gjërat me qetësinë dhe racionalitetin maksimal. Në frontin e punës, Jupiteri dhe Marsi janë aleatë, ndaj mos u shqetësoni.

Demi – Të premten kushtojini vëmendje këtyre dy ditëve në dashuri sepse nuk do të mungojnë polemikat. Ndryshimet po vijnë në punë por do të jenë pozitive dhe do jenë të sukseshme të gjitha punët.

Binjakët – Të premten hëna është përballë dhe krijon disa shqetësime në marrëdhëniet në çift. Lajme interesante do të vijnë në punë nga mesi i muajit. Mund të jetë koha për të parë përreth dhe për të kërkuar mundësi të reja karriere.

Gaforrja – Të premten në dashuri është një moment verifikimi i ndjenjave dhe stabiliteti i marrëdhënies. Në punë keni pak përpjekje për të bërë por do arrini të përfundoni gjithçka. Do të jeni në gjendje të arrini gjëra të mëdha në çdo fushë.

Luani – Të premten këtë ditë të shtatorit gjithçka po ecën me notë në dashuri dhe në punë shpërblimi juaj është afër. Së shpejti do të keni të gjithë kënaqësinë që meritoni.

Virgjëresha – Të premten në dashuri parajsa është në anën tuaj, kështu që nëse jeni beqar do të keni mundësinë të takoni dikë të veçantë. Në punë duhet të bëni zgjedhje. Nuk mund të vazhdosh kështu, pa synim dhe pa objektiv.

Peshorja – Të premten nëse jeni ende beqare, kjo ndodh sepse e keni humbur pak besimin tek njerëzit e tjerë. Në punë po kërkoni stabilitet, por tani për tani duhet të shtrëngoni dhëmbët dhe të mësoni të menaxhoni pasigurinë.

Akrepi – Të premten, nëse ka dyshime në dashuri duhet të përpiqeni t’i sqaroni menjëherë. Në punë mund t’ju kërkojnë të merrni pjesë në projekte të reja, por tani për tani është më mirë t’i përmbaheni atyre pak “telasheve” që keni.

Shigjetari – Të premten në dashuri duhet të përpiqeni të keni një vizion më pozitiv për të ardhmen. Mirë në punë për të gjithë ata që punojnë me publikun dhe më gjërë.

Bricjapi – Kjo e premte në dashuri ka shumë paqartësi por problemet duhen kapërcyer dhe të mos lihen aty. Në punë nuk mungojnë lajmet, sidomos për ata që duan të bëjnë gjëra.

Ujori -Të premten kjo ditë ofron emocione të bukura falë diellit dhe hënës në krahun tuaj. Në punë është mirë të mos emocionoheni shumë nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshironi, duhet durim.

Peshqit – Të premten me hënën në favor dhe gjithashtu Venusin të shtunën, emocionet do të jenë të larta ndaj, përfitoni nga ky qiell. Në punë dëshironi një ndryshim por do ju duhet të përballeni me realitetin. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit