E hënë, 20 Maj, 2024

“Tetori Rozë”, Rama thirrje grave dhe vajzave të kryejnë mamografinë

Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, kryeministri Edi Rama iu është drejtuar me një thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të kryejnë mamografinë. Rama bëri thirrjen e përvitshme në çdo Tetor Rozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë.

Gjithashtu ai u kujtoi të gjitha familjeve për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore. Muaji tetor njihet ndryshe si “Tetori rozë”, muaj kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Qëllimi është të rritet numri i ekzaminimeve për kapjen e hershme të kancerit dhe për rritjen e mundësive për një shërim të plotë të gruas.

Për të rritur ndërgjegjësimin, përgjatë gjithë muajit tetor, organizohen evente të ndryshme, me pjesëmarrjen edhe të politikaneve, artisteve, gazetareve e të tjera gra me ndikim, të cilat japin mesazhe inkurajuese në mënyrë që kjo nismë të përqafohet nga sa më shumë gra. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit