E premte, 17 Maj, 2024

Bulqizë/ Prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, procedohen dy persona

Ditën e sotme është evidentuar një tjetër rast i prerjes së druve.

Për pasojë janë proceduar dy persona të dy banues në Ostren, Bulqizë

Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Fusha e Klenjës”, duke prerë lëndë drusore, në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve.

 U kapën duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht dy autorët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Viçisht, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B.H., 23 vjeç, dhe A.I., 38 vjeç, banues në Ostren, Bulqizë.

Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Fusha e Klenjës”, duke prerë lëndë drusore, në mënyrë të paligjshme.

Sasia e lëndës drusore dhe automjeti tip kamionçinë që do ti transportonte, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit