Gjatë parakalimit të saj në tapetin e kuq, Sara ka surprizuar fansat teksa ka qënë e vetme, pa praninë e partnerit të saj, këngëtarit të njohur, Ledri Vula.

Në një intervistë të dhënë për “Shqipëria Live”, Sara, e cila në film luan rolian e Arias, ka sqaruar arsyen se pse Ledri nuk e ka shoqëruar në këtë event kaq të rëndësishëm.

“Në tapetin e kuq, ma la mua komplet përsipër, duke qënë se është edhe hera ime e parë dhe donte që ky moment të ishte vetëm për mua dhe kaq”, ka treguar Sara lidhur me këtë temë që për hir të së vërtetës kishte shqetësuar fansat e dyshes së njohur.

Sara Hoxha mund ta konsiderohet me bindje një ndër surprizat e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, siç shumë aktorë të kastit kanë deklaruar.
Gazetari e ka ngacmuar Sarën në lidhje me puthjet e shumëpërfolura në film, duke e pyetur se cili ka qënë reagimi i Ledrit për ato. Dhe duket se Sara i paska mbajtur një sekret partnerit të saj.

Gazetari: Unë e di që në film ke patur disa puthje. Çfarë ka thënë Ledri për këto puthjet?
Sara Hoxha: Ledri nuk ka thënë asgjë, thjesht ai nuk e di që ka patur disa por mendon që ka patur vetëm dy.