E enjte, 16 Maj, 2024

Hedh poshtë gjestet e Ledrit, Sarës e Melindës/ Mozzik i vë kurorën Dafit

Pavarësisht përplasjeve të shumta, kunjave apo unfollow-ve në Instagram, për reperin Mozzik, Dafina Zeqiri është artistja më e mirë me të cilën ka bashkëpunuar ndonjëherë.

Megjithëse u mendua gjatë nëse duhet ta shkruante apo jo, ai vendosi t’i tregojë publikut mendimin e tij, duke i vendosur Dafit “kurorën” si më e mira.

“Asnjiher s’e niva tu fol keq për dikon”- shprehet ndër të tjera reperi dhe me këtë deklaratë i trazoi ca ujëra.

Me “ujërat” nënkuptojmë Ledrin, Sarën apo Melinda Ademin.

Pikërisht kjo e fundit e thumboi për faktin që Dafina nuk i duket “feministe”, ndërsa me Sarën e Ledrin është histori më e gjatë.

 

 

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit