E shtunë, 27 Korrik, 2024

Atmosferë e jashtëzakonshme në kombëtare

Atmosfera në kombëtaren shqiptare shfaqet e mirë në prag të përballjes së Kishinjau ndaj Moldavisë.

Kuqezinjtë kanë festuar me këngë dhe të qeshura ditëlindjen e 27-të të sulmuesit, Taulant Seferi.

Autori i dy golave në fitoren e ‘Air Albania’ ndaj Republikës Çeke kërkon kualifikimin në Euro2024 si dhuratë.

UEFA ka vlerësuar maksimalisht takimin mes Moldavisë dhe Shqipërisë, teksa i ka besuar gjykimin një trupe gjyqtarësh skocez. Kryesor do të jetë Uilliam Collum. 44-vjeçari ka një eksperiencë të madhe, teksa këtë sezon ka gjykuar në kampionatet vendas por edhe në kompeticionet Europiane. Collum nuk kursen kartonat, ku shpesh ka nxjerrë edhe atë të kuqin.

Nga ky fakt do të kenë kujdes të dy skuadrat. Tek Shqipëria rrëzikon të humbas ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe, Nedim Bajrami. Në rast se ndëshkohet me karton të verdhë, mesfushori do plotësonte numrin 3 dhe do ta mbyllte para kohe eliminatoret.

Ndërkaq, tek Moldavia rrezikojnë 4 futbollistë. Oleg Ryabchuk, Dorian Railyan, Nikita Motpan dhe Vladislav Boboglo nuk do të ishin pjesë e sfidës me Republikën Çeke në rast ndëshkimi me karton të verdhë përballë Shqipërisë.

Federata Moldave e futbollit e vlerëson maksimalisht këtë sfidë, pasi luhet edhe kualifikimi në Euro2024. Për këtë fakt, para nisjes së sfidës do të kenë një performancë të këngëtarit vendas, Satoshi. Hyrja në stadium do të nis në orën 17:00 me orën lokale, dy orë para startimit të përballjes.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit