E mërkurë, 8 Maj, 2024

Dibër/ Dyshohet se vrau një person në vitin 2017, dënohet me 16 vite burg 43-vjeçari

Policia e Dibrës ka arrestuar 43-vjeçarin me iniciale V.E., i cili dyshohet se ka vrarë në vitin 2017, Alban Kaloshin.

43-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit me 16 vjet burg për ngjarjen. Ndërkohë pas hekurave ndodhet dhe shtetasi me iniciale V.T., pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm në momentin kur 43-vjeçari dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 42-vjeçarin në Peshkopi.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Bllicë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Dibër

Policia ekzekuton masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 1 shtetas të akuzuar për vrasje, si dhe ndalon 1 shtetas tjetër të akuzuar nga GjKKO-ja, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin V. (Xh.) E., 43 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër. Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar këtë masë sigurie dhe e ka dënuar me 16 vjet burg, 43-vjeçarin, pas hetimeve për vrasjen e shtetasit A. K., të kryer në vitin 2017. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit