E shtunë, 27 Korrik, 2024

Dibër/ Mbanin armë gjahu me vete, procedohen dy persona

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjetet që lëviznin të dyshuarit shtetasit L.D., dhe K.M., dhe gjatë kontrollit në mjetet e tyre u gjetën dy armë gjuetie, që i posedonin pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit L.D., 36 vjeç, banues në Durrës dhe K.M., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Dy armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

-Në Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpinim me strukturat Hetimore të DVP-së, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas (njëri nga Tirana dhe tjetri nga Durrësi), lëviznin me armë gjahu, kanë organizuar punën për kapjen dhe ndalimin e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjetet që lëviznin të dyshuarit shtetasit L.D., dhe K.M., dhe gjatë kontrollit në mjetet e tyre u gjetën dy armë gjuetie, që i posedonin pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit Liman Daci, 36 vjeç, banues në Durrës dhe Klodian Muarti., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Dy armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit