E shtunë, 27 Korrik, 2024

Euro 2024: Shqipëria si Kroacia e Belgjika, ka mbrojtjen e katërt më të mirë të Europës

Shqipëria është dalluar në këto kualifikuese të Euro 2024 për performanën në mbrojtje. Pas 7 ndeshjeve të luajtura, kuqezinjtë kanë pësuar vetëm 4 gola e kanë shënuar 12. Të njëjtën ecuri ka edhe Kroacia, skuadra e 10 më e mirë e Botës.

Edhe Belgjika është ndëshkuar 4 herë në tetë takime në këto kualifikuese dhe ka realizuar 22 gola në Grupin F. Më mirë se sa kuqezinjtë e trajnerit Silvinjo kanë bërë skuadrat e Anglisë, 3 rrjeta të pësuara në 7 ndeshje.

E paarritshme Franca, kombëtarja e dytë më e mirë e botës që në 7 përballje në Grupin B është ndëshkuar vetëm 1 herë. Kualifikuese perfekte ka zhvilluar edhe Portugalia, që në 10 takime është ndëshkuar vetëm 2 herë.

Shqipëria do të kërkojë kundër Ishujve Faroe që ta ruajë këtë rekord, ndërkohë që nëse fiton, për herë të parë do të shkojë në 5 triumfe në fazën kualifikuese, si asnjëherë më parë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit