E shtunë, 27 Korrik, 2024

Vazhdojnë bllokuar 10-tra automjete, pa energji elektrike disa zona ne Dibër e Bulqizë

Vazhdojnë reshjet e borës me intensitet të lartë. Trashësia në qytetin e Peshkopisë rreth 20 cm, në zona të thella deri në 50 cm.

Rruga Peshkopi- Kuben Kukës kalohet pjesërisht me zinxhirë, e bllokuar në dy segmente në Koben dhe nga Sllova deri në Vasie.

Aksi kombëtar Peshkopi Tiranë,  i bllokuar në Segmentin Peshkopi – Maqellarë në Dovolan rreth 100 mjete, tek pishat e Bulqizës – Qafa e buallit i bllokuar. Baypasi i Murrizit i bllokuar nga fshati Bastar Murrize deri tek ura e Gurit të Bardhë të bllokuara më shumë se 300 mjete në dy krahët

Si pasojë e thyerjes së pemëve pa energji elektrike i gjithë territori i Bashkisë Dibër bashkë me njësitë administrative. Nga informacionet e marra deri tani nuk ka pasur asnjë thirrje për emergjenca shëndetësore nga Njësitë Administrative”, thuhet në njoftimin e policisë. /btvnews.al

Miliona euro fonde, por Rruga e Arbrit bllokohet sërish; mbi 300 makina

Artikuj te ngjashem

Me te fundit