E premte, 26 Korrik, 2024

Ngricat paralizojnë Qarkun Dibër, rrugë të bllokuara, pemë të thyera e pa energji elektrike

Ndërprerja e reshjeve të dëborës gjatë mbrëmjes ia ka lënë vendin ngricave, duke paralizuar pjesën më të madhe të rrugëve në qarkun e Dibrës. Aktualisht rruga e Arbrit është e bllokuar totalisht për shkak të ngricave.

Dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara në by passin e Murrizit, pasi pasagjerët u evakuuan nga policia. Prezencë të akullit ka edhe në rrugët e tjera nacionale, ndërsa po punohet për kriposjen e tyre nga firmat mirëmbajtëse.

Situatë problematike mbetet me furnizimin me energjinë elektrike. Aktualisht thuajse të gjithë fshatrat e Qarkut Dibër është pa rrymë si pasojë e këputjes së telave dhe shtyllave. Pa energji ka qenë edhe i gjithë qyteti i Bulqizës dhe një pjesë e Peshkopisë. Rrugët rurale janë të pakalueshme si pasojë e prezencës së borës që varion nga 20 deri në 40 centimetra.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit