Ndeshja është braktisur në minutën e 22-të për shkak të një zënke masive në fushën e lojës me përplasjet që kanë përfshirë skuadrat dhe stafet e të dy ekipeve. Situata ka degjeneruar aq sa ekipet janë zhvendosur për shkak të ngjarjeve të dhunshme nga kompleksi “Skendër Halili” në komisariatin e policisë për denoncimet e rastit. 

Së fundmi, në rrjet ka qarkulluar edhe video e sherrit masiv, pamje me të vërtet të turpshme. Në vazhdim pritet të bëhen të ditura dhe vendimet nga Komisioni i Disiplinës, ku agresorët duhet të marrin dënim shembullor.

Të dy klubet kanë reaguar me komunikatat zyrtare, por si Tirana, ashtu edhe Vllaznia, akuzojnë njëra-tjetrën. Klubi bardheblu akuzon atë shkodran si ishin miqtë që provokuan dhe sulmuan, ndërsa kuqeblutë akuzojnë Tiranën që dështoi totalisht në organizimin e ndeshjes.