E shtunë, 27 Korrik, 2024

111 vite Pavarësi/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, të pranishëm krerët e shtetit dhe Kryeministri i Kosovës

Në Vlorë është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar me rastin 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë krerët më të lartë të shtetit; Presidenti Begaj, Kryeministri Rama dhe kryeparlamentarja Nikolla.

I pranishëm në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së flamurit ka qenë po ashtu edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Dita e Flamurit kremtohet dhe nderohet sot nga mbarë shqiptarët, si festa e krenarisë kombëtare dhe përkujtimit të 111-vjetorit të Pavarësisë.

Vlora mikpriti qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, nën tingujt e himnit kombëtar dhe me praninë e personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët nderuan aktin e lartë kombëtar të shpalljes së pavarësisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit