E shtunë, 27 Korrik, 2024

Përkujtohet 79-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Krerët e shtetit kanë përkujtuar 79-vjetorin e Çlirimit duke nderuar kujtimin e të rënëve për lirinë e atdheut në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe personalitete të shquara kanë kryer homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Dita e sotme shënon 79-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtimi i Gjermanisë naziste.

Këtë datë, politika e feston e ndarë pasi 29 Nëntori është festë vetëm për të majtën, ndërsa e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

Rama: Bashkë me urimin për festën e madhe të Çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, bashkë me urimin për festën e Çlirimit të Shqipërisë, ju ka uruar të gjithëve një ditë të paqtë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama shkruan: Mirëmëngjes dhe bashkë me urimin për festën e madhe të Çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit