E shtunë, 27 Korrik, 2024

Një banore eliminohet dhe tre të tjerë bëhen pjesë e “BBVK”

“Big Brother Vip Kosova”, ndryshe nga herët e kaluara, nxorri në nominim të gjithë banorët për javën që lamë pas.

Banoret më pak të votuar ishin Monika dhe Lindita.
Mes tyre ishte Monika që u eliminua nga gara dhe hoqi dorë nga çmimi i madh.

Monika: Jam e lumtur që kam marrë pjesë por edhe që po dal sepse kjo lojë nuk ishte për mua. Nuk jam ndjerë mirë shumicën e rasteve edhe pse kam qenë vetvetja.
Ndërkohë pjesë e shtëpisë janë bërë edhe 3 banorë të rinj, ata janë:
Ardi dhe Mirdoni
Miss Rose

Ata kanë thënë fjalët e tyre të fundit përpara se të futen dhe të izolohen nga bota e jashtme:

Miss Rose: Shijojeni këtë pozitivitet që do u jap dhe do jetë një eksperiencë shumë e bukur edhe për mua.

Ardi dhe Mirdoni: Fjala jonë e fundit është lamtumira, do jemi deri në fund.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit