E shtunë, 27 Korrik, 2024

Me ‘gjemba’ në shpinë, Rita Ora sigurohet që të gjithë sytë të jenë tek ajo

Dalja e fundit e Rita Orës në tapetin e kuq nuk  kaloi pa marrë vëmendjen.
Këngëtarja u shfaq në British Fashion Awards në Londër me një fustan të gjatë të zi, por i gjithë fokusi ishte te pjesa e pasme e tij. Fustani ekspozonte tërësisht shpinën e Ritës dhe në mes të saj përvijohen disa kreshta artificiale.

Kreshtat metalike përngjajnë disi me ato që mund të shihen në një dinozaur.

“Do të duhen dy ose tre orë për t’u vendosur”, tha Rita në një video Instagram-i gjatë të filmuar gjatë momenteve të përgatitjes. “Zgjodhëm një fustan të thjeshtë sepse shpina është pjesë shumë e rëndësishme e gjithë pamjes”.

Përveç Ritës, në British Fashion Awards morën pjesë edhe yje të tjerë si Anne Hathaway, Gwyneth Paltrow, Winnie Harlow, Rosie Huntington-Whiteley, Sam Smith, Pamela Anderson, Amal Clooney etj.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit