E diel, 1 Shtator, 2024

Basha poston një foto tjetër nga SHBA: Një bisedë e frytshme me interes për Shqipërinë dhe Kosovën

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, prej disa ditësh në SHBA, ku takoi disa zyrtarë amerikanë, përfshirë edhe ish-zv.presidentin Mike Pence, postoi para një ore foton e radhës me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit të SHBA-së, Michael McCaul.

Sipas atij, me zotin McCaul diskutuan për situatën në Shqipëri dhe në rajon.

Zoti Basha ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të PD-së, për ndihmën dhe mbështetjen që SHBA-ja, i kanë dhënë Shqipërisë dhe kombit shqiptar në kohë të vështira dhe sfiduese, por edhe ne ditët e sotme në funksionimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e demokracisë.

Sipas tij ai ka prezantuar nismat e PD-së si, vetting-u i politikanëve, përmes të cilit synohet të pastrohet politika nga politikanët e korruptuar dhe të lidhur krimin, apo fuqizimi i qytetarëve përmes zgjedhjes së drejtpërdrejtë të deputetëve, si dhe krijimi i mundësisë për të votuar, për herë të parë, të diasporës shqiptare.

Një pjesë të rëndësishme të bisedës e zunë edhe zhvillimet në rajon dhe veçanërisht Kosova. Zoti Basha ka kërkuar që sa më parë të bëhen të ditur, jo vetëm përgjegjësit, por edhe urdhëruesit e sulmit të 24 shtatorit ne Banjskë, e cila ishte qartësisht një tentativë si ajo e Krimesë, për të aneksuar territor të Kosovës.

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2017, Lulzim Basha publikoi në rrjetet sociale një foto me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.  Pas publikimit të fotos, plasi edhe skandali i lobimeve me para të financuara nga kompani offshore ruse.

Në mars 2018, revista investigative amerikane “Mother Jones” publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollarë nga PD-ja për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit