E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Je krenaria ime”, Juli zgjodhi fjalët më të veçanta për të birin

Jul Deda feston sot ditëlindjen e djalit të tij Mateos. Ai e uroi të birin me fjalë zemre përmes disa fotove të postuara në Instagram.

“Shoku im, u rrite. Nuk do e zgjas shumë, e di se nuk i ke qejf fjalët e tepërta, por di të them se jam babai më krenar në botë, që kam një djalë si ti. U bëfsh 100 vjeç Kampion! T’du shumë!

Juli 2 javësh humbi babain e tij, Zef Dedën.

Ai ka shprehur disa herë që porosia e fundit që ka marrë nga babai ka qenë që të jenë gjithmonë të qeshur.

Juli këtë ka bërë, madje është rikthyer edhe në ekran me emisionin e tij “99 % nga Jul Deda”, ku hapjen e emisionit e bëri ndryshe nga herët e tjera. Ia dedikoi atë tërësisht aktorit të madh Zef Dedës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit