Drejtori artistik i festivalit, Bojken Lako, tha se provat po bëjnë bashkë të gjithë komponentët: “Është një ndjesi shumë e bukur për të gjithë këngëtarët që po shkojnë drejt një formësimi të ri të krijimeve të tyre”.

Në skenën e festivalit të 62-të do të ngjiten 31 këngëtarë, krijimet e të cilëve u përkasin rrymave të ndryshme muzikore: “Kjo larmi përbën edhe surpriza në tingëllimin e përgjithshëm muzikor”,– shton më tej drejtori artistik i festivalit, Bojken Lako. Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës do të mbahet në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.