E shtunë, 27 Korrik, 2024

Aksidenti tragjik në Venecia pasi makina përfundoi në kanalin me ujë, vdesin 2 të rinj shqiptarë dhe 1 vajzë italiane

Tre të rinj rreth të njëzetave, Giulia Di Tillio, Egli Gjeci dhe Altin Hoti kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Portogruaro, në provincën e Venecias.

Pasi kanë thyer parmakët dhe kanë dalë nga rruga, makina me të cilën udhëtonin ka përfunduar në një kanal. Trupat e viktimave u gjetën nga zhytësit e zjarrfikësve.

Aksidenti tragjik mësohet se ndodhi rreth orës 03:30.

Sipas të dhënave të para, makina BMW me të cilën ata udhëtonin po lëvizte me shpejtësi, kur përballë një kthese vijoi drejt, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse e më pas duke përfunduar në lumë.

Të tre të rinjtë jetonin në Portogruaro. Gjithnjë sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, Egli Gjeci kishte pasion futbollin.

Por me tragjike është historia e familjes së 22-vjeçarit Altin Hoti. Majin e shkuar, vëllai i tij më i vogël, Admir Hoti kishte humbur gjithashtu jetën si pasojë e një aksidenti tragjik me makinë. Ai ishte vetëm 19 vjeç.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit