E shtunë, 27 Korrik, 2024

Dibër/ Ushtroi dhunë psikologjike ndaj motrës së tij, procedohet 47-vjeçari

Ka nisi procedimi penal për shtetasin S.F., 47 vjeç, banues në Dibër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S.F., 47 vjeç, banues në Dibër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit