E shtunë, 27 Korrik, 2024

Studentët e Veterinarisë nuk do marrin pagesën prioritare, shkelet VKM-ja

Studentët e degës “Mjekësi Veterinare” në Universitetin Bujqësor të Tiranës kanë bërë një ankesë në emisionin “Fiks Fare” se për ta nuk do zbatohet VKM-ja për degët prioritare.

Ata kanë treguar se janë lajmëruar nga sekretaria e fakultetit ku është thënë se paga prej 400 mijë lekësh (të vjetra) që u miratua me VKM për të gjitha degët prioritare ka ndryshuar, kështu do e marrin këtë pagesë vetëm studentët me mesatare mbi 9.5.

Ish-ministria Kushi në qershor të vitit 2023 në një deklaratë për mediat tha se është miratuar VKM-ja që heq mesataren për studentët e degëve prioritare, pra të gjithë ata që do zgjedhin veterinari, bujqësi etj do marrin 400 mijë lekë (të vjetra) në muaj pavarësisht mesatares, madje kjo pagesë do vijojë për 3 vite edhe nëse mesatarja e vitit të dytë do jetë me e ulët se atij të parit.

Studentët treguan se e kanë të pamundur ta thonë publikisht problemin e tyre pasi kanë frikë . Por që njoftimin e kanë marrë nga sekretaria e fakultetit, një student ka treguar se në 8 janar do dalin në protestë për këtë problem.

Administratorja e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Valbona Shehu, tregoi se nuk e njohin këtë problematikë, pasi nuk kanë lajmëruar studentët për një ndryshim të tillë.

Ajo thotë se studentët kanë plotësuar formularin dhe janë në pritje.
“Të gjithë studentët i kemi sqaruar nëpër sallat e leksionit, nuk kemi dhënë asnjë informacion se do jetë kriter mesatarja, presim të na vijnë formularët e aplikimit dhe të kalojmë pagesat”, tha Shehu .

Artikuj te ngjashem

Me te fundit