E mërkurë, 8 Maj, 2024

Zgjidhet misteri i NASA-s, gjendet domatja e parë e rritur në hapësirë

Astronautët e NASA-s gjejnë domaten e parë që është rritur në hapësirë, pasi kishte humbur para 8 muajsh.

Këtë javë u njoftua gjetja e saj nga shtatë astronautët e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, pjesë e NASA.

“Ne kemi gjetur diçka që shumë kolegë e kanë kërkuar për një kohë të gjatë”, u shpreh astronauti Jasmin Moghbeli.

Mbjellja e domates u realizua si pjesë e një eksperimenti të NASA-s për të rritur prodhimet bujqësore, në funksion të misioneve të së ardhmes në hapsirë.

Pasi domatja ishte rritur në hapsirë, astronauti amerikan Frank Rubio, i cili mban rekordin për fluturimin më të gjatë në hapësirë me 370 ditë, e kishte këputur nga bima dhe e kishte vendosur në një qese të vogël.

“Unë mendoja se e kisha futur qesen me domaten në çantë për t’u a treguar studentëve të mi zhvillimin e saj, por gabova sepse nuk e kisha vënë re që qesja kishte rënë”, u shpreh astronauti Rubio.

Rubio kishte kaluar rreth 18-20 orë duke kërkuar për domaten dhe më pas ishte dorëzuar me pretekstin se objekti ishte shkatërruar.

Shkencëtarët argumentuan se për shkak të natyrës fizike të hapësirës, çdo objekt që lihet i lirë, ka të ngjarë të pluskojë dhe jo të shkatërrohet.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit