Aksident ndodhi në 05:05 të së mërkurës në sheshin Omonia të Athinës, ndërsa bashkë me shqiptarin në motor ishte dhe një tjetër i ri, i cili pati të njëtin fund tragjik.

Nga shpejtësia tej normave të lejuara, fatkeqësisht humbën jetën Kristi Manthio i datëlindjes 1998 dhe Manolis Sarandis i datëlindjes 1998.

Policia thotë se motoçikleta e dy të rinjve humbi kontrollin dhe u rrëzuan duke u përplasur me një ‘Fiat’, drejtuesi i së cilës pësoi dëmtime të lehta