E premte, 30 Gusht, 2024

Bulqizë, pas shumë vitesh zhvillohet protestë, minatorët kërkojnë miratimin e statusit

Pas shumë vitesh në qytetin e Bulqizës është zhvilluar protestë nga minatorë e ish minator që kanë punuar me dekada nëntokë. Minatorët e tubuar në qendër të qytetit kërkuan miratimin e statusit, një premtim ky i dhënë nga të gjitha kahet politike. Ata shprehen se gjatë këtyre viteve janë mashtruar nga politika majtas e djathtas, duke ju premtuar se do tju miratonin statusin e minatorit, i cili rrit automatikisht pensionet e tyre.Minatorët e mbledhur këtë të dielë në qytetin e minatorëve fajësuan edhe sindikatat, të cilat sipas tyre i kanë braktisur dhe janë bërë palë me politikën. Minatorët pjesmarrës në këtë protestë ju bënë thirrje edhe kolegëve të tjerë që punojnë aktualisht, të vrasin frikën dhe tju bashkohen në këtë kauzë nga e cila fitojnë të gjithë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit