E mërkurë, 30 Prill, 2025

Bulqizë/ Humb kontrollin e motomjetit dhe del nga rruga, lëndohet 19-vjeçari

Ditën e sotme në aksin Bulqizë-Fushë Bulqizë, është aksidentuar një 19-vjeçar.

Mësohet se ky i fundit ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dale nga rruga ku për pasojë ka mbetur i lenduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit

 

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 14.15, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi E.K., 19 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit