E hënë, 20 Maj, 2024

Nuk ka qetësi për Ballkanin, pas Greqisë një tjetër shtet goditet nga tërmeti mbi 4 ballë

Kroacia është goditur ditën e sotme nga një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter.

Ky ishte tërmeti i dytë me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter që goditi sot Ballkanin, pas atij në Greqi, të cilin e raportuam më herët, por që u regjistrua më vonë në kohë.

Tërmeti ka pasur thellësi 7.9 kilometra dhe e ka pasur epiqendrën rreth 55 kilometra në jug të Mostar, Bosnjë dhe Hercegovin.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 07:03 me orën lokale. Kujtojmë se Ballkani është një rajon me aktivitet të lartë sizmik, ku edhe vendi ynë nuk mbetet pas. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit