Tani ka dyshime se ata mund të jenë ndarë. Shkak është bërë një video që artisti ka publikuar në mediat sociale, ku shfaqet i qetë teksa në shtrat.

“Si fle unë kur e di që jam beqar dhe askush nuk po më tradhton”- ka shkruar ai, duke nxitur dyshimet se i kanë dhënë fund lidhjes. Ata ndiqen ende në mediat sociale, teksa prej kohësh nuk shkëmbejnë më pëlqime në postime.

Nuk përjashtohet mundësia që videoja e Capital T të jetë thjesht për shaka e mos të ketë lidhje me gjendjen e tij.

Para disa muajve Capital T pranoi se është i përfshirë në një lidhje dashurie dhe të dashurën e tij e cilësoi si “më e bukura në botë”. Nga fjalët e tij ndjehej dashuria ndaj partneres së tij, e cila siç tha ai do të jetë pranë tij edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike, duke e shoqëruar gjatë koncertit në Prishtinë.

“Normale që kam partnere. Për mua është më e bukura në botë. Do jetë edhe në koncert. Qëllimi kur je në një lidhje është martesa. Por, momentalisht nuk i kemi ato plane.”-tha ai.

Asokohe, Adrola e pyetur nëse është ajo vajza më e bukur në botë për Capital T në një intervistë tha: “Unë jam! Mendoj se jam e bukur. Por, nuk e di nëse e ka patur për mua!”.