Sipas tyre, Meta ishte shumë autoritar dhe se nuk donte që askush në familje ta kundërshtonte. Siç duket këtë plan ka pasur edhe për vajzën e vogël, Hygertën, e cila ishte në vitin e parë studente për Ekonomik-Biznes në universitetin e Tiranës.

Ai kishte dashur që ta fejonte të bijën me një djalë nga fshati i tyre Shanavlash, që ishte emigrant në Itali. Por duket se nuk gjeti konsensus te e bija, e cila kundërshtoi. Madje ajo shkoi deri aty sa e vrau babain me pistoletën e tij pa leje, ndërsa më pas fshehu krimin dhe e varrosi trupin e tij në oborrin e banesës. #btvnews.al