E shtunë, 27 Korrik, 2024

Rabdishti bëhet gati për të pritur turistët

Fshati Rabdisht në Bashkinë e Dibrës është përzgjedhur që prej vitit 2018 si një nga 100 fshatrat turistik të vendit tonë.

Për shkak të historisë, pozicionit gjeografik dhe resurseve natyrore, ky fshat ka marrë statusin e fshatit turistik ku janë planifikuar investime nga qeveria dhe pushteti vendor për të ndihmuar në rritjen e ekonomisë së zonës.

Banorët e Rabdishtit thanë se investimi më madhor ka qenë asfaltimi i rrugës e cila ka shkurtuar ndjeshëm distancën me qytetin e Peshkopisë e rrugën nacionale. Sipas tyre, tashmë vizitorët e kanë më të lehtë të mbërrijnë në Rabdisht i cili ofron shumë shërbime të turizmit malor.Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu tha se pas përfundimit të asfaltimit të rrugës nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, bashkia do të bëjë të tjera investime për ta bërë sa më tërhequr këtë fshat.

Spahiu shtoi se fillimisht është nisur me gjelbërimin e rrugës e më pas do të bëhen trotuare si dhe në fundit do të ketë ndërhyrje edhe brenda fshatit me sistemin e ndriçimit.Shumë prej banorëve të fshatit Rabdisht kanë nisur rikonstruksionin e banesave të tyre të vjetra të cilat do t’i kthejnë në shërbim të turizmit. /btvnews.al 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit