E hënë, 20 Maj, 2024

Lindita Nikolla, urim për ditën e Verës: Lulëzimi i natyrës le të përshkojë edhe jetët tona

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka uruar sot qytetarët me rastin e Ditës së Verës.

Në një postim në Facebook, kryeparlamentarja uroi që fillimi i kësaj stine të gëzueshme të na inspirojë për të dashur e për të gëzuar më shumë me familjet, të afërmit dhe miqtë.

“Dita e Verës, fillimi i stinës së gëzueshme plot diell, dritë e jetë, le të na ndriçojë e inspirojë për të dashur e për t’u gëzuar më shumë me familjet tona, të afërmit, miqtë, njerëzit që na rrethojnë.

T’i gëzohemi e t’i kushtohemi natyrës, me urimin e shpresën që lulëzimi i saj të përshkojë edhe jetët tona.
Paçim një stinë të bukur, plot jetë, shëndet e gëzime për të gjithë”, shkruan Nikolla /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit