Incidenti ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit me orën lokale (0330 GMT) kur kamioni u përplas me disa automjete, pasi u duk se doli jashtë kontrollit, njoftoi Garda Civile Spanjolle.

Mes të vdekurve ishin dy roje civile dhe katër civilë, makinat e të cilëve po kontrolloheshin. Shoferi i kamionit mbeti i padëmtuar dhe më vonë doli negativ për alkool dhe drogë.

Shkaku i aksidentit po hetohet. Një hipotezë e hershme thotë se shoferi ose ishte i hutuar ose flinte në timon dhe nuk e pa policinë teksa ndalonte, deri në momentin e fundit.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke shprehur solidaritet me familjet e atyre që humbën jetën në aksident.