E shtunë, 27 Prill, 2024

Besi konfirmon ndarjen, Xhensila bën lëmsh rrjetin

Xhensila dhe Besi tashmë kanë zyrtarizuar ndarjen. Lajmi ka qenë kryefjalë së fundmi në mediat rozë, kjo pasi dyshja ishin një nga çiftet më simpatikë dhe shpesh në postimet e tyre në rrjete sociale shihnim një panoramë të lumtur familjare, bashkë me vajzën e tyre Ajkën dhe djalin Amen.

Iconstyle raportoi më herët se, dyshja kanë nisur edhe procesin e divorcit dhe duket se po mbyllin një kapitull në jetën e tyre. Megjithatë për hir të fëmijëve, situata mes çiftit në sytë e ndjekësve apo publikut do të duket kaotike.

Ashtu si edhe një veprim i fundit i Xhensilës që nxit spekulime për një ribashkim dhe se ndarja mund të jetë thjeshtë një fasadë për vëmendje. Ajo ka bërë “like” disa komente që janë bërë në klipin e  këngës së saj më të fundit, ku fansat kërkojnë rikthim me Besin.

   

Artikuj te ngjashem

Me te fundit