E mërkurë, 8 Maj, 2024

Vrasja e 30-vjeçarit në Prishtinë, humb jetën edhe kalimtarja që mbeti e plagosur nga të shtënat me armë

Gruaja e cila mbeti e plagosur rëndë pas të shtënave me armë në Prishtinë ku u vra 30-vjeçari Egzon Haziri, ka ndërruar jetë në spital.

48-vjeçarja, e cila ishte kalimtare në rrugë, është identifikuar si Zejnie Gashi.
“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellë në Intensivë. Tek ne është sjellë në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, tha shefi i Klinikës së Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinjtë, Lum Halimaj dhe Bilall Kçik, të cilët raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dy të dyshuarit për vrasjen janë vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha, të cilët janë arratisur nga vendi i ngjarjes. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit