E shtunë, 27 Korrik, 2024

Aksident me pesë të plagosur në rrugën e Kombit, mes tyre dy fëmijë

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë në Rrugën e Kombit paraditen e sotme (30 mars).

Raportohet se nga aksidenti ku u përfshinë një “Volkswagen Golf” dhe një “Mercedes-Benz”, u plagosën pesë persona.

Të plagosurit, mes të cilëve janë edhe dy fëmijë, janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit