Ndryshimi i orës bëhet me qëllim shfrytëzimin në maksimum të dritës natyrale, duke kursyer energji elektrike për 7 muaj me radhë, por edhe duke sjellë benefite edhe për mjedisin me reduktim të ndjeshëm të cclirimit të gazrave në atmosferë.

Prej disa vitesh është hapur një debat ligjor në nivel ndërkombëtar për heqjen e ndryshimit të orës, dhe adoptimin e vetëm një sistemi orar, por disktuimet kanë mbetur pezull dhe nuk u arrit në një vendim.

Zakonisht ndërrimi i orës stinore sjell shqetësime të vogla, si pasojë e humbjes së një ore gjumë.