E enjte, 16 Maj, 2024

Klos, zjarri përfshin masivin pyjor me pisha, dyshohet i qëllimshëm, procedohet një 22-vjeçar

Një zjarr masiv përfshiu masivin pyjor me dushqe e pishë të zezë në fshatin Kloskatund të Bashkisë së Klosit.

Vatra e zjarrit u aktivizua pasditen e së dielës ndërsa u ndërhy menjëherë nga Shërbimi Zjarrfikës dhe ai pyjor i Bashkisë Klos, duke e neutralizuar.

Por për shkak të erës së fortë zjarri është riaktivizuar gjatë orëve të natës. Pas disa orësh luftë me flakët zjarrfikësit e Klosit, të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës arritën ta fiknin.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor mbërriti në vendndgjarje për të zbardhur rrethanat e aktivizimit të këtij zjarri.

Nga hetimet e shpejta, policia ka shoqëruar një 22-vjeçar dhe proceduar më pas në gjendje të lirë, banorë të fshatit nën akuzën e zjarrvënies së pronës publike. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit