Pasi iu shfaq posteri, Roberti tha se ka qenë një angazhim që menaxheri i tij duhet ta kishte anuluar, siç ka bërë me të gjitha angazhimet e tjera të planifikuara gjatë kohës që ai është pjesë e “Ferma VIP”. Megjithatë, ai dha si arsye të largimit mallin për vajzën dhe pas një telefonate me të vendosi të linte fermën.

Mirëpo, pas largimit të tij, gjatë një bisede me Dionisin, Gloria zbuloi se Roberti kishte një kontratë që të qëndronte vetëm për 2-3 javë.