Në një postim në rrjetet sociale ai ka rreshtuar se pazari mes tyre përfshin qëndrimet kundër SPAK, Amnistinë Penale me qëllim lirimin e të dënuarve për korrupsion dhe ruajtjen e marrëveshjes së arritur më 2008.

Basha shtoi se Rama kërkon kthimin në krye të PD të Sali Berishës, pasi kjo është e vetmja mënyrë për mbijetesën e klasës së vjetër politike.

Postimi i plotë:

Pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë. Janë të qartë në:
Aleancën e tyre kundër SPAK
Lirimin e të dënuarve për korrupsion
Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008.

Si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha. Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarve.

Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë. Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë.

Asnjë person i përcaktuar “Non grata” nuk do të jetë pjesë e PD.
PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve.

Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik. /btvnews.al