Malltezi thekson se SPAK me anë të masës së sigurisë për Berishën, synon që ish-kryeministri ta humbasë mandatin e deputetit dhe që opozita të goditet edhe më tej në një vit elektoral.

“SPAK me masën ndaj Sali Berishës synon humbjen e mandatit të Berishës dhe goditjen e opozitës në vit elektoral. Sa herë Edi Rama lëshonte urdhra për SPAK, Struktura e Posaçme bënte gati masat e sigurisë. Rama dhe Balla janë të parët që kanë shkelur ligjin.

SPAK as nuk e mendon t’i marrë nën hetim këta persona, edhe pse kemi bërë denoncim për Taulant Ballën për kallëzim të rremë dhe për Edi Ramën për shpërdorim detyre, sepse ka dëmtuar financat publike. Gjithçka tregon se SPAK vepron me urdhër të Edi Ramës”, deklaroi Malltezi. /btvnews.al