Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë kalime vranësirash të lehta ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë orëve të mëngjesit, por rriten sërisht në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 32 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor, kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.