E martë, 30 Prill, 2024

Gjendet një trup i pajetë në lumin Buna

Gjendet një trup i pajetë në ujërat e lumit Buna në afërsi të fshatit Penatr.

Sipas informacioneve të policisë, viktima është një 49-vjeçari, i cili ishte shpallur i zhdukur nga familjarët. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Më datë 13.04.2024, vëllai i viktimës ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit