E mërkurë, 1 Maj, 2024

E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur”, Basha ‘shpërthen’ kundër grupit të Bardhit dhe të Rithemelimit: Bëjnë si i bukuri i shejtanit dhe…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një dalje për mediat, sulmoi grupin e Bardhit dhe të Rithemelimit. Ai tha mes ironisë se ata kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur dhe foli për pazare me Ramën.

Basha tha se Rithemelimi është bërë palë me mazhorancën për një Amnisti Penale e cila amniston të korruptuarit, por jo protestuesit e opozitës.

“Kanë 5 muaj që bllokojnë Kuvendin, gjoja bllokojnë, kalojnë buxhetin dhe vendime të rëndësishme pa opozitë dhe bëhen bashkë për një amnisti që amnison të korruptuarit por jo protestuesit e opozitës.
Nga një anë duan t’i imponohen PD, Ramës i intereson të bëjë pis PD dhe përdor këto pazarxhinj.
Ajo që ndodhi me Xhaçkën është e rakorduar.
Tani thonë do ta dërgojmë në Kushtetuese, por Kushtetuesja foli.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit