E premte, 3 Maj, 2024

A ka frikë Meta nga drejtësia? Ja si përgjigjet kreu i Partisë së Lirisë

Pas një ndeshjeje në kalçeto në Lezhë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është prononcuar për media, ku ka folur për SPAK duke thënë se ‘dëshiron të hyjë në lojë politike’.

Meta tha se ‘ne mbështesim reformën me 140 vota, nuk mbështesim ato institucione që merren me politikë në funksion të Edi Ramës.’

“SPAK-u dëshiron të hyjë në lojë politike, të vijë të garojë si sot u ndeshëm ne këtu në Lezhë. Në rast se dëshiron t’i qëndrojë kushtetutën të bëjë punën e tij, por është shumë larg pritshmërive.

Ne mbështesim reformën me 140 vota, nuk mbështesim ato institucione që merren me politikë në funksion të Edi Ramës. Turp të kenë të gjithë ndërkombëtarët që nuk reagojnë kur Edi Rama urdhëron SPAK dhe jep dhe akuza për Sali Berishën që nuk ka bërë asnjë shkelje ligji, por po izolohet pse Edi Rama terrenet sportive i ktheu në kantiere betoni”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë nga drejtësia, Meta u shpreh se ‘frikë nga e vërtetat kanë ata që kujtojnë se me deklarata të blera McGonigalësh dhe me fëlliqësira që mbajnë cikma me vete do të mund të shkatërrojnë pluralizmin politik’.

“Ilir Meta ka qenë këtu, është këtu dhe do të jetë këtu. Frikë nga e vërtetat kanë ata që kujtojnë se me deklarata të blera McGonigalësh dhe me fëlliqësira që mbajnë cikma me vete do të mund të shkatërrojnë pluralizmin politik. Më 27 prill e marrin përgjigjen të gjithë në pallatin e Kongreseve dhe më pas kudo. Rrethimi i vogël i Ilir Metës ka mbaruar, rrethimi i madh ndaj mafias në pushtet sapo ka nisur. Besëlidhja e Lezhës, 2 marsi , janë shtylla e Partisë së Lirisë”, tha Meta.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit