E shtunë, 4 Maj, 2024

Vranësira dhe reshje shiu të vazhdueshme, pararshikimi i motit për sot

Nga orët e mesditës Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshëm me intensitet mesatar në formë shtrëngata shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, në relievet malore mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Nga orët e pasdites intensiteti i reshjeve bie. Më pas në ditët në vijim, moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh si dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Pritet rritje graduale e temperaturave. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit