Gallaaa

Jo vetëm Gallatasaray, por gjithnjë sipas mediave turke, për Manaj ka interesim konkret edhe në La Liga, ku për sulmuesin kuqezi interesohen ekipe si Getafe dhe Mallorca. Paraqitjet e shkëlqyera të Rey Manaj ka bërë që emri i tij të lakohet edhe në Serie A.

TuttomercatoWeb shkruan se Manaj mund të jetë një opsion në verë për disa ekipe në Itali. Manaj është një emër i njohur në Serie A, i dale nga akademia e Inter, ndërsa eksperiencën e fundit e kishte me Spezia-n e Thiago Motta-s ku realizoi edhe 5 gola.