E enjte, 16 Maj, 2024

Sherr me sende të forta, 55-vjeçari përfundon në spital

Një 55-vjeçar në Korçë ka mbetur i plagosur pasi u godit me sende të forta në kokë pas një sherri me një 49-vjeçar me iniciale A.S. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.6 të qytetit juglindor.

Sipas policisë, 55-vjeçari u godit me sende të forta dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit