Policia njofton se fillimisht autori e ka ftuar viktimën të konsumojë lëndë narkotike , por viktima ka refuzuar.

Më tej autori ka tentuar të kryejë me të marrëdhënie seksuale, çka sërish është refuzuar nga viktima.

Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia. /btvnews.al