E diel, 16 Qershor, 2024

Vdekja e minatorit në galeritë e kromit në Bulqizë, disa të arrestuar/ Detajet

Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona në lidhje me vdekjen e minatorit 29 vjeçar, ngjarje e ndodhur ditën e sotme, në një nga galeritë e kromit në zonën e njohur si Thekën në Martanesh.

Duke iu referuar burimeve, dy minatorët me detyrë vagonist kanë qenë në frontin e punës në momentin që një masiv i madh gurësh është shembur dhe i ka zënë poshtë.

Për pasojë 29 vjeçari Armand Peshku ka humbur jetën në vend, ndërsa 40 vjeçari Hajdar Bala është transportuar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, policia pritet të japë detaje në lidhje me personat përgjegjës të cilët janë shoqëruar në ambjentet e policisë së Bulqizës. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit